Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI I STINORIT

Maliqi, drejt rikthimit

BOROZANI/D.S.

Maliqi, drejt rikthimit


2 October, 2015 @13:24

Ylli i Ferronikelit, Behar Maliqi, është pranë rikthimit në fusha, ka bërë të ditur vetë ai për gazetën Tribuna sot. 

“Gjithçka po shkon mirë, derisa më tani jam marrë me terapi e fitnes, ndërsa tash e tutje do të fillojë edhe vrapimin,” ka thënë Behar Maliqi, mesfushor i skuadrës së Ferronikelit për këtë gazetë. 

“Besoj që brenda një muaji do të rikthehem,” ka shtuar ai. 

Prej ditës që u lëndua Maliqi, Ferronikeli ka pësuar tre humbje në Superligë nga katër ndeshje sa i ka zhvilluar pa të. 

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, Ferronikeli nuk ka humbur hapin me liderin, duke mbetur vetëm 3 pikë larg Trepçës’89, me të cilët do të takohet pas tre xhirove. 


 
Të gjitha lajmet nga