MVP I SUPERLIGËS
Maliqi, më i miri i stinorit
7 June, 2015 @23:50
Ish futbollisti i Prishtinës dhe Partizanit të Tiranës, i cili pas një lëndimi arriti në Ferronikel në fillim të këtij stinori, Behar Maliqi, ka treguar se është ai i vjetri dhe duke bartur barrën kryesore të skuadrës së tij gjatë gjithë stinorit - është futbollisti më i mirë i stinorit 2014/15, ka përzgjedhur emisioni “2 me 1” sonte.
Maliqi 28 vjeç, mesfushori qendror i ekipit të Ferronikelit, është gjithashtu edhe golashënues më i mirë i kampionit të ri të Kosovës në futboll, duke shënuar 10 gola gjatë stinorit, disa prej tyre vendimtare në fitore të ekipit.