PRISHTINA
Osmani, mbret i golave
7 June, 2015 @20:25
Sulmuesi i Prishtinës, Labinot Osmani, që erdhi nga Kosova e Vushtrrisë, në gjysmëstinor - është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i stinorit në Superligë.
Osmani sot kishte në rrezik këtë epitet, kur Mark Milicaj i Besës e kaloi atë me hat-trickun e shënuar në Gjakovë.
Mirëpo, Prishtina fitoi një penallti dhe shënoi një gol tjetër përmes Osmanit në fund të ndeshjes, ashtu që futbollisti në fjalë me këto dy gola, të kurorëzojë stinorin me titullin e Këpucës së Artë të Superligës.
Osmani kompletoi stinorin me 18 gola të shënuara, një më shumë se Mark Milicaj, 17.