Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZA PËRGATITORE

Malisheva i bashkohet trendit, zhvendoset në Antalya për përgatitje

Foto: FC Malisheva

Malisheva i bashkohet trendit, zhvendoset në Antalya për përgatitje


22 January, 2021 @18:37

Sikurse disa skuadra të tjera kosovare, edhe skuadra e Ligës së Parë, Malisheva, përgatitjet për stinorin pranveror do t’i vazhdojë në Antalya të Turqisë.

Sipas njoftimit të faqes zyrtare të klubit, skuadra është akomoduar në hotelin “Melas Hotel Lara Antalya” dhe gjatë pasdites së sotme ka zhvilluar stërvitje për rreth 1 orë e 30 minuta në fushën me bari natyral të kompleksit “Fanatic Lara”.

Turqia dhe në veçanti Antalya po vlerësohet si një destinacion i pëlqyer për skuadrat kosovare për shkak të kushteve më të favorshme për punë.

Në qytetin bregdetar turk përgatitjet tashmë po i zhvillojnë skuadrat nga Superliga e Kosovës si Prishtina, Drita, Llapi, Ballkani dhe Arbëria.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë