Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: MALISHEVA 1-0 TREPÇA

Malisheva i kthehet fitores, për të përforcuar kreun

Foto: KFMalisheva/fb

Malisheva i kthehet fitores, për të përforcuar kreun


22 November, 2020 @16:10

Ekipi i Malishevës ka shënuar fitore pas një loje dominante ndaj Trepçës sot në Liman Gegaj të Malishevës.

Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, në minutën e 11 të pjesës së dytë, një krosim i bukur nga ana e majtë prej Gentrit Bislimit, ka gjetur krejt në të djathtë Xhaner Gëzimin që ka shënuar për fitore Malisheva - Trepça 1-0 [Gëzimi 56].

TABELA AKTUALE

Kjo fitore e Malishevës vjen pas barazimit në xhiron e shkuar, derisa ekipi kështu i kthehet fitores dhe duke marrë parasysh barazimin e Onixit, tashmë malishevasit janë të vetmuar në krye me 2 pikë dallim ndaj skuadrës ndjekëse.

Kështu trajneri Senad Alirifa me Malishevën po vazhdojnë ëndrrën që mund të shpie për herë të parë në histori të klubit ekipin në Superligë.

Në anën tjetër Trepça mbetet e parafundit në klasifikim dhe do të duhet të luftojë shumë për të siguruar shpëtimin nga rënia një ligë më poshtë.

Goli i fitores shënohet mes minutës 11-12 të videos


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë