Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: DRENASI 0-2 MALISHEVA

Malisheva ruan kreun me fitore si mysafir

Festa e malishevasve sot pas fitores se shenuar ne Drenas ndaj KF Drenasi/ Foto: KFMalisheva/fb

Malisheva ruan kreun me fitore si mysafir


31 October, 2020 @17:06

Skuadra e Malishevës ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme jashtë terrenit të vetë, duke e mposhtur Drenasin 0-2 si mysafir.

Në fitoren prej 0-2 [Dren Kryeziu 41, Albion Rrahmanaj 90] për Malishevën u duk dëshira e madhe e lojtarëve të drejtuar nga Senad Alirifa për të ruajtur kreun e tabelës dhe këtë e arritën në fund.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë përfundoi me avantazh minimal të mysafirëve, kur Dren Kryeziu shënoi për 0-1 (41), ndërsa në pjesë të dytë, saktësisht në fund të ndeshjes dilemat e fituesit i hoqi Albion Rrahmanaj me golin e tij të shënuar në fund të ndeshjes për 0-2 (90).

Me këtë fitore Malisheva arrin fitoren e pestë të stinorit dhe kuotën e 16 pikëve që ia siguron skuadrës lidershipin së paku edhe për një xhiro tjetër, derisa Drenasi ka shënuar humbjen e tretë radhazi, pasi që pas disfatës nga Vëllaznimi jashtë dhe Liria brenda, tashmë ka humbur edhe një ndeshje tjetër si vendas.


 
Të gjitha lajmet nga