Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Manchester United befasohet në Old Trafford

Manchester United befasohet në Old Trafford


27 January, 2021 @23:13

Skuadra e Manchester Unitedit, befasohet nga pozita e fundit të Premier Leagues, Sheffield United, në Old Trafford.

Unitedi u mposhtë me rezultat 1-2 në shtëpi, derisa ndeshje ishte shumë e rëndësishme për Manchesterin.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga skaudra mysafire me Kean Bryan në minutën e 23’.

Në pjesë e dytë të ndeshjes, Harry Maguire e barazoi rezultatin, duke shënuar me kokë në minutën e 64’, pas një harkimi të Tellesit.

Heroi i ndeshjes ishte Oliver Burke. Futbollisti skocez shënoi 4 minuta pas inkuadrimit në lojë, derisa e shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes së Manchester Unitedit dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Manchester United gjendet në pozitën e dytë me 40 pikë, kurse Sheffield United në pozitën e fundit me 8 pikë

Për Sheffield United kjo ishte fitorja e dytë e sezonit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League