RIKTHIM SENZACIONAL
Mane përmbys Liverpoolin
20 March, 2016 @16:31
Një pjesë e parë e mbyllur me rezultat 0-2 dhe më pas një pjesë e dytë fantastike me 3 gola të Southamptonit, një penallti të shpërdoruar dhe me shumë raste për shënim. Ky ishte epilogu i takimit ndërmjet Southamptonit dhe Liverpoolit, takim i cili u mbyll me festën e vendasve në fund.
Golat e Coutinhos dhe Sturridget në pjesën e parë nuk ishin të mjaftueshme që skuadra e gjermanit Klopp të largohej me pikë nga St’Mary’s, pas një pjesë të dytë totalisht të dominuar nga skuadra e Ronald Koemann. Fitoren vendasit e arritën me golat e Mane (2) dhe Pelle, madje njeriu i ndeshjes Mane shpërdoroi edhe një penallti në fillim të pjesës së dytë.
Kjo humbje bën që Liverpooli të zvogëlojë shpresat për vendin e katërt, ndërsa Southamptoni arrin kuotën e 47 pikëve dhe tashmë ndodhet mbi Liverpoolin.
Sadio Mane - Southampton 3-2 Liverpool - 20-03… by sforlife