Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NATIONS LEAGUE D PLAYOFF

Maqedona-Kosova më 4 qershor, caktohet edhe data e finales

Maqedona-Kosova më 4 qershor, caktohet edhe data e finales


20 March, 2020 @15:31

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është në shëtitje në ligat rajonale të futbollit dhe po fotografohet me punëtorët sportiv të rajoneve në afërsi të rrezikshme, pa mbrojtje, në kohën kur e tërë Kosova është izoluar për shkak të pandemisë botërore të coronavirusit.

Federata e Futbollit të Kosovës, ende nuk ka kumtuar asgjë, lidhur me zhvillimin e ndeshjes më të rëndësishme për momentin në historinë e saj.

Në anën tjetër, disa kilometra më larg, Federata e Futbollit të Maqedonisë thotë të ketë pranuar letrën nga UEFA-ja për ndeshjen e rëndësisë historike mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, ku është caktuar data e zhvillimit të saj të jetë më 4 qershor 2020.

Ndeshja që është dashur të zhvillohej më 26 mars 2020 për shkak të pandemisë është shtyer tashmë edhe zyrtarisht për datën 4 qershor 2020 me fillim prej orës 20:45 në Todor Proeski të Shkupit.

Maqedonia Veriore - Kosova është njëra gjysmëfinale e PlayOffit të Ligës D të Kombeve që trason rrugën drejt EURO 2020(1). Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales Gjeorgjia-Bellorusia më datën 9 qershor 2020. Fituesi i finales, siguron Kampionatin Evropian që është shtyer për vitin 2021.

mkdkos


 
Të gjitha lajmet nga