Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME FITORE, DALIN MBI KUNDËRSHTARIN

March shkëlqen, Brighton thellon krizën e Liverpoolit!

March shkëlqen, Brighton thellon krizën e Liverpoolit!


14 January, 2023 @18:37

Humbja e dytë me radhë për ekipin e Jurgen Kloppit, derisa Brighton shkëlqeu në Amex për të fituar thellë ndeshjen, ku Solly March shënoi dy herë për fitoren, Brighton 3-0 Liverpool [Solomon March 46, 53, Danny Welbeck 81].

March ka kryer ndeshjen me dy gola dhe një asistim, derisa Brighton doli mbi Liverpoolin në renditje, duke kapur pozitën e shtatë të tabelës me dy pikë më shumë sesa ekipi i Kloppit. Kjo ka qenë humbja e gjashtë sezonale e Liverpoolit që tashmë ka bërë edhe një hap prapa në luftë për TOP-4 që dërgon në Ligë të Kampionëve.

Brighton dominoi në pjesë të parë, por nuk arriti të shënojë. E në pjesë të dytë gabimi i Joel Matipit bëri që March të shënojë për avantazh. Gjithashtu, moskoordinimi i mesfushorëve me mbrojtjen la hapësira, që pasuan me golat e radhës dhe kështu ekipi i Roberto de Zerbit triumfoi me portë të paprekur ndaj të kuqve Anfieldit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League