Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TUTTUSPORT

Marco merr drejtimin e Torinos, por një rregull i thotë prit!

Marco merr drejtimin e Torinos, por një rregull i thotë prit!


10 May, 2020 @15:46

Ish trajneri i ekipit të Sampdorias e Milanit, Marco Giampaolo, thuajse ka marrë drejtimin e ekipit të Torinos në stinorin tjetër.

Moreno Longo nuk do të vazhdojë me ekipin dhe sipas Tuttosport, e afërt me klubet nga Torinoja, Giampaolo ka arritur marrëveshje në princip me klubin dhe krejt tash çka i duhet është të pranojë detyrën edhe zyrtarisht.

E krejt ajo që e bën të presë zyrtarizimi i Giampaolos është se edhe një rregull i Serie A-së nuk lejon që trajneri i njëjtë të nënshkruajë me më shumë se një ekip përgjatë një stinori futbollistik.

Duke qenë se Giampaolo ka drejtuar Milanin deri më 8 tetor 2019 dhe u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjeve të kampionatit, ai do të duhet patjetër që të pres përfundimin e këtij stinori për të marrë zyrtarisht drejtimin e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A