FUTBOLLISTI I AUSTRISË

Marko Arnautovic në disiplinore nga UEFA-ja
15 June, 2021 @14:53
Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautovic, është futur në procedurë disiplinore për shkak të incidentit që kishte në përballjen e parë të tyre në EURO 2020 ndaj Maqedonisë Veriore.
Arnautovic, që është me origjinë serbe, kishte sharë rëndë futbollistin e Maqedonisë Veriore, Ezgjan Alioski, që është shqiptar si dhe Egzon Bejtullain, kanë bërë të ditur raportet e ndryshme nga mediat.
Federata e Futbollit të Maqedonisë, që drejtohet nga Muhamet Sejdini, ka kërkuar që UEFA ta dënojë rëndë Arnautovicin, që shënoi golin e fundit në fitoren e ekipit të tij ndaj maqedonasve.
Në anën tjetër, një ditë pas incidentit, Arnautovic kishte kërkuar falje publike përmes një storieje në Instagramin e tij personal.