Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK VIII

Marly Prince (Trepça’89) - Ylli i javës (8)

Marly Prince (Trepça’89) - Ylli i javës (8)


30 September, 2022 @14:14

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e tetë i ka takuar portierit të FC Trepça’89, Marly Prince.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani nga KFV Mitrovica, Jeton Shehu nga KFV Besa dhe Vllaznim Visoka nga KFV Llapi.
Komisioni vlerësoi se ‘gardiani’ i portës së KF Trepça ‘89 FC , ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore kundër Dukagjinit (3:0), duke e mbajtur portën e tij të pamposhtur. Ai gjatë lojës u tregua shumë i shkathtë në 5 intervenime kyçe, të cilat ndikuan në rrjedhën e lojës.
Çmimi “Ylli i Javës” Marly Prince iu dorëzua sot, pas kthimit nga vendlindja e tij, ku ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Kongos.
Pasi mori çmimin, Prince theksoi se ndihet shumë i vlerësuar, teksa u shpreh se pret shumë nga skuadra e tij në këtë edicion.
“Jam shumë i lumtur të pranoj sot trofeun e më të mirit të xhiros.  Si futbollist i Trepçës ‘89, pres që si ekip i mirë dhe i kompletuar që jemi të fitojmë kampionatin dhe pse jo të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve në vitin e ardhshëm. Me këtë rast dua të falënderoj shumë stafin dhe bashkëlojtarët për këtë trofe, sepse pa kontributin e tyre ky çmim do të ishte i pamundur të fitohej”, ka theksuar Marly Prince për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga