OL

REUTERS
Marseille vazhdon me fitore
28 September, 2013 @17:08
Reprezentuesi i Francës, Matthieu Valbuena, me një gjuajtje të bukur nga goditja e lirë ka bërë dallimin në mes të dy ekipeve sot. Olympique Marseille ka shënuar fitore 0-2 si mysafir ndaj Lorient-it në stadiumin Yves Allainmat.
Andre Ayew ka siguruar fitoren e marsejezëve në sekondat e fundit të takimit, derisa tash ekipi i Elie Baup pret rezultatet e kundërshtarëve pasi që kanë arritur në maje të Ligue 1 me pikë të njejta sikurse lideri Monaco.
Marseille ka shënuar fitoren e pestë në kampionat dhe ka 17 pikë të tubuara, derisa Lorient i udhëhequr nga Christian Gourcuff që tash duhet të mendojë për mbetje në elitë pas disfatës së pestë të pësuar në kampionat.
Rezultatet dhe tabela aktuale.