Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLASHËNUESI

Rexha feston me gola

Rexha feston me gola


27 September, 2013 @15:44

Kastriot Rexha, i cili sot ka mbushur të 25-tat e tij, me ditëlindje do të festojë edhe lidershipin në listën e golashënuesve të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ai me dy golat e tij në ndeshjen e djeshme Drita-Trepça ‘89, ku ekipi i tij u mposht 4-2 ka arritur që të ngritet në maje të shënuesve të Superligës së Kosovës, duke lënë pas tij Shkëmbim Salihun e Ferizajit, Leutrim Pajazitin e Dritës dhe Shqipërim Kelmendin, gjithashtu të Dritës. 

Në fakt Rexha golin e parë të tij e regjistroi që në xhiron e parë, kur Trepça ‘89 mposhti Ferronikelin si mysafir, por prej atëherë kaloi një kohë shterpësie deri në xhiron e kaluar kur shënoi dy e dje me dy të tjera arriti në maje. 

Rexha stinorin e kaluar luajti për Vllazninën e Shkodrës në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Në Shqipëri ai shënoi pesë gola në 20 ndeshje sa u paraqit. 



TOP Golashënuesit pas 7 xhirove:

1 Kastriot Rexha Trepça 89 5 gola
2 Shkëmbim Salihu Ferizaj 4 gola
3 Leutrim Pajaziti Drita 4 gola
4 Shqipërim Kelmendi Drita 4 gola
5 Mentor Zhdrella Hysi 3 gola
6 Burim Shala Fushë Kosova 3 gola
7 Fatih Karahoda Ferronikeli 3 gola
8 Florent Sejdiu Trepça 3 gola
9 Semir Zeneli Llamkos Kosova V. 3 gola

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga