GJILAN

BOROZANI
Drita kryen punë në pjesë të parë
26 September, 2013 @18:04
Drita, vetëm disa ditë pasi që Musa Selimi dha dorëheqje, është kthjellur.
Si duket trajneri i ri, Milaim Zuzaku, ka ndikuar mirë te futbollistët gjilanas, të cilët shumë shpejtë në pjesën e parë kanë shënuar katër gola në portën e mitrovicasve për të udhëhequr 4-0 para fundit të pjesës së parë.
E Trepça ‘89 arriti të këndellet tek në pjesën e dytë me sulmuesin që çdo ditë e më shumë po futet në formë, Kastriot Rexha. Rexha shënoi dy gola, një në fund të pjesës së parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për nënkampionen aktuale të Kosovës, sa për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore Drita ka arritur në kuotën e 10 pikëve, sa kanë edhe Trepça ‘89, Prishtina e Besa që ndajnë vendet prej pozitës së tretë deri në të gjashtën në Superligë.
Në fundjavë, Trepça ‘89 luan ndaj Fushë Kosovës, derisa Drita pret Hajvalinë.
Rezultatet e plota dhe tabela aktuale.