POKAL

Shqiptarët e Bundesligës avancojnë
25 September, 2013 @23:53
Bayern Munchen ka vazhduar me formë të mirë edhe në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët sonte kanë mposhtur Hannoverin 4-1 në Allianz Arena për të kaluar në raundin e dytë të Kupës.
Kosovari Xherdan Shaqiri ka bërë pjesë në formacionin bazë të teknikut spanjoll Pep Guardiola dhe ka luajtur gjatë 90 minutave në ndeshje në fitoren e ekipit të tij.
Golat për bavarezët i shënuan: Thomas Muller (2), Claudio Pizzaro dhe Franck Ribery.
Admir Mehmedi me Freiburgun gjithashtu ka kaluar raundin e parë të Kupës duke e mposhtur favoritin Stuttgart 2-1. Mehmedi ka qenë pjesë e formacionit bazë të Freiburgut dhe ka luajtur deri në minutën e parafundit 89’ të ndeshjes.
Golat për ekipin e Mehmedit i kanë shëunar Matthias Ginter dhe Mike Hanke.
Skuadra e futbollistëve të kombëtares shqiptare, Frankfurt, është mposhtur befasisht si vendas nga Ingolstadt 0-2.
Si duket Edmond Kapllani që luajti tërë ndeshjen dhe Odhise Roshi që u inkuadra në gjashtë minutat e fundit, kanë nënçmuar kundërshtarin, që gjindet në fund të tabelës së Bundesliga 2, meqë janë mposhtur me këtë rezultat.