Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Turpi i radhës

FC Prishtina Official

Turpi i radhës


25 September, 2013 @21:49

Mesjava e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll kaloi më së keqi që mundet. Kryetrajneri prishtinas, Afrim Tovërlani, u godit nga një shishe e hedhur nga tifozët mitrovicas në ndeshjen Trepça-Prishtina, ku iu ça koka. 

Referi i ndeshjes pas këtij incidenti morri vendim që të largohen tifozët, jo nga fusha, por pak më tutje për të vazhduar ndeshja. Pas ndeshjes, asnjëri nga tabori prishtinas nuk pranoi të fliste, derisa pritet që nesër të japin koment zyrtar në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp. 

Përndyrshe, Trepça fitoi ndeshjen me golin e Florent Sejdiut në minutën e 55-të. 

Hysi ka vazhduar të mos njeh kundërshtarë duke shënuar fitoren e radhës, ndaj Hajvalisë si mysafire për të vazhduar kryesimin. 

Besa ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 1-0, me golin e veteranit Haxhi Zeka, kurse Drenica Ferizajin 3-1.

Tabela aktuale dhe rezultatet.



Superliga e Kosovës, sot:

Trepça-Prishtina 1-0 Florent Sejdiu 55'
Besa-Fushë Kosova 1-0 Haxhi Zeka 20'
Hajavlia-Hysi 0-3 Përparim Livoreka 27', Enis Zabëxha 75', 83'
Drenica-Ferizaji 3-1 Besim Bajraktari 25’, Hysni Tahiri 52’, Genc Hamiti 67’ - Qëndrim Dautaj 60’

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga