PALERMO

REUTERS
Shkarkohet Gattuso
25 September, 2013 @14:54
Kryetari i klubit sicilian, Maurizio Zamparini, ka konfirmuar se Gennaro Gattuso më nuk është trajner i ekipit të Palermos, që bën gara në Serie B të Italisë.
Ish mesfushori agresiv i Milanit morri postin e trajnerit në qershor të këtij viti, pasi që Palermo ra nga elita italiane stinorin e kaluar, por mbledhja e shtatë pikëve nga gjashtë ndeshjet e para në Serie B - e la atë pa punë.
Palermo u mposht nga Bari mbrëmë 2-1, që ishte edhe ndeshja e fundit e Gattusos në krye të klubit rozë. Ai është trajneri i 20-të që shkarkohet nga Palermoja në 11 vitet e fundit.