Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAJVALIA

Edhe Isufi jep dorëheqje

BOROZANI

Edhe Isufi jep dorëheqje


26 September, 2013 @10:29

Hysi po vazhdon të shkaktojë probleme te skuadrat tjera. Përveç se po i fiton, po ua shkarkon edhe trajnerët. 

Kështu mund të thuhet lirisht pasi që edhe trajneri i Hajvalisë, Bekim Isufi dha dorëheqje pas humbjes së djeshme nga Hysi në Kishnicë, 0-3. 

“Unë kam qenë i gatshëm të jap dorëheqje edhe më heret, por me insistimin e kryesisë qëndorva edhe këtë lojë. Duhen përmirësuar disa gjëra, por përgëzoj futbollistët, pasi që janë duke u angazhuar maksimalisht. Ata kanë më së paku faj për këto rezultate të Hajvalisë,” ka thënë ndër të tjera Bekim Isufi pas disfatës së djeshme duke bërë të ditur dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Hajvalisë. 

Isufi është trajneri i pestë që po largohet nga klubi në edicionin e ri të Superligës, derisa është trajneri i tretë që po largohet pas disfatës nga Hysi! Më parë, Gani Sejdiu i Trepçës ‘89 dhe Musa Selimi i Dritës, u larguan nga posti i tyre pas disfatave nga Hysi.

Hajvalia po qëndron në vendin e fundit të tabelës pas shtatë xhirove të zhvilluara me një fitore, dy barazime dhe katër humbje. Isufin do ta zëvendësojnë ndihmësit e tij, Emin Bajrami dhe Agim Maliqi. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga