LA LIGA

Foto: marca.com
Matematikat përfundimtare - kush do t’fitojë e kush do t’shpëtojë?
10 May, 2021 @11:00
Teksa po futemi në xhirot përfundimtare të ligave më elitare të futbollit në Evropë, çështja se kush do të shpallet kampion, kush do ta sigurojë një vend në Evropë dhe kush do të bie nga liga sa vjen e bëhet më dramatike. Një nga ligat më interesante, kah e cila do të kthehen sytë e pothuajse të gjithë futbolldashësëve në javët e ardhshme është La Liga, ku në tri xhirot e fundit do të zhvillohet luftë e trefishtë: Luftë për titull; Luftë për Europa League; dhe Luftë për mbijetesë.
LUFTA PËR TITULL
Pa dyshim se lufta më interesante në Spanjë është ajo për titull, me Atletico Madridin, Real Madridin dhe Barcelonan vetëm 2 pikë larg njëra-tjetrës, ku secila pikë e humbur do të thotë dhuratë e madhe për kundërshtarin. Atletico Madridi ka gjithçka në duart e tij, dhe në rast se i fiton tri ndeshjet e mbetura do të shpallet kampion i këtij stinori. Në anën tjetër, Real Madridit do ti duhet të shpresojë në gabimet e Atletico Madridit për të marrë kreun. Realit i mjafton qoftë edhe një barazim i Atletico Madridit pasi që në rast të pikëve të barabarta do të shpallej kampion falë rezultateve më të mira në ndeshjet e drejtpërdrejta. Barcelona do ta ketë më të vështirë ta prekë titullin kampion këtë stinor, pasi që edhe pse është vetëm 2 pikë larg kreut, në ndeshjet e drejtpërdrejta me rivalët ka dalur më dobët, dhe për tu shpallur kampion i duhet të paktën një humbje ose dy barazime të Atletico Madridit dhe një barazim i Realit, gjë që nuk duket shumë shpresëdhënëse pasi që Atletico Madridi tri ndeshjet e ardhshme i ka më të lehta - të paktën në letër. Është interesant fakti se në ndeshet e kaluara, të trija skuadrat e kanë pasur fatin në duart e tyre, duke pasur mundësinë të shpallen kampion në rast se i fitojnë ndeshjet e mbetura, por të trija këto skuadra e kanë lëshuar këtë mundësi nga një herë. Tani, topi është rikthyer tek Atletico Madridi - ndoshta përfundimisht.
1. Atl Madrid - 77p.
2. Real Madrid - 75p.
3. Barcelona - 75p.
ATLETICO MADRID
Atl. Madrid - Real Sociedad
Atl. Madrid - Osasuna
Valladolid - Atl. Madrid
REAL MADRID
Granada - Real Madrid
Ath Bilbao - Real Madrid
Real Madrid - Villareal
BARCELONA
Levante - Barcelona
Barcelona - Celta Vigo
Eibar - Barcelona
LUFTA PËR EUROPA LEAGUE
Një luftë për një vend në Europa League - jo aq e ashpër sa në Angli - po bëhet edhe në Spanjë. Real Sociedadi dhe Villareali i prijnë kësaj gare me 56 dhe 52 pikë, të ndjekur nga Betisi, Celta Vigo, Ath Bilbao, Granada e Cadizi, me të gjitha këto skuadra ende në lojë matematikisht për një vend që dërgon direkt në fazën e grupeve. Real Sociedadi dhe Villareali do të duhet të shpresojnë edhe në gabimet e kundërshtarëve për ti ruajtur këto dy pozita, pasi që të dyja ekipet kanë ndeshje të mbetura ndaj TOP 3-shes. Villareali ka edhe një mundësi për ta siguruar Europa Leaguen edhe për një sezon, në rast se mposht Manchester Unitedin në finalen e madhe të 26 majit.
5. Real Sociedad - 56p.
6. Villareal - 52p.
7. Betis - 51p. (-1 ndeshje)
REAL SOCIEDAD
Atl. Madrid - Real Sociedad
Real Sociedad - Valladolid
Osasuna - Real Sociedad
VILLAREAL
Valladolid - Villareal
Villareal - Sevilla
Real Madrid - Villareal
BETIS
Betis - Granada
Eibar - Betis
Betis - Huesca
Celta Vigo - Betis
LUFTA PËR MBIJETESË
Një nga momentet më të hidhura për cilindo ekip është pa dyshim rënia nga liga. Ndryshe nga ligat e tjera në Evropë, në La Liga, akoma asnjë ekip nuk është përshëndetur zyrtarisht nga liga. Huesca, Elche dhe Eibari mbyllin tabelën me tre vendet e fundit dhe vetëm një pikë dallim mes tyre. Para vetes kanë edhe 5 ekipe tjera, të cilat matematikisht mund të përfundojnë në ligën e dytë.
18. Huesca - 30p.
19. Elche - 30p.
20. Eibar - 29p.
HUESCA
Huesca - Ath. Bilbao
Betis - Huesca
Huesca - Valencia
ELCHE
Elche - Alaves
Cadiz - Elche
Elche - Ath. Bilbao
EIBAR
Eibar - Betis
Valencia - Eibar
Eibar - Barcelona
Koha, saktësisht 23 maji, do ta tregojë se cilat nga këto ekipe do të derdhin lot gëzimi e cilat lot hidhërimi; neve na mbetet ta shijojmë secilën ndeshje të mbetur.