PARA ZYRTARIZIMIT
Mbrojtësi i Schalkes drejt Fenerbahçes
4 July, 2016 @10:52
Nënkampioni i Turqisë, Fenerbahçe, ka bërë të ditur se shpejt do të përfundojë marrëveshjen me mbrojtësin e Schalkes, Roman Neustadter.
Neustadter, 28 vjeç, është i lindur në Dnipropetrovsk të Ukrainës, ndërsa luan për reprezentacionin e Rusisë, e njërin prind e ka gjerman dhe tërë karrierën e ka kaluar në Bundesligë.
Katër stinorët e parë si lojtar profesionist i ka kaluar te Borussia Monchengladbach, ndërsa katër të fundit te Schalke, ku në stinorin e shkuar i ka pasur 30 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet më 5 ose 6 korrik, kur lojtari pritet të arrijë në Stamboll, ka bërë të ditur NTV Spor sot.