Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REJA & BERISHA

“Mbrojtja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”

Edoardo Reja dhe Etrit Berisha duke qeshur në konferencën e sotme për shtyp/ Foto: FSHF

“Mbrojtja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”


10 November, 2020 @19:59

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në konferencën zyrtare për mediat, një ditë para ndeshjes miqësore që  ekipi do të zhvillojë kundër përfaqësueses së Kosovës.

Trajneri Reja, në përgjigjet e tij për gazetarët, u shpreh se kjo ndeshje e Kosovës do të shërbejë si një test për lojtarët që do të hedhë në fushë.

Drejtuesi teknik foli për afrimet e reja në skuadër, si Hoxhallari dhe Ismajlgeci, të cilët i konsideroi të rëndësishëm për zonën, për shkak të mungesave të Lenjanit dhe Lorenc Trashit.

Gjithashtu, Reja shpjegoi edhe situatën me Marash Kumbullën dhe foli për lojtarët e grumbulluar.

Ndërsa Etrit Berisha u shpreh se atmosfera në skuadër është e mirë, pavarësisht mungesave në grup.

Kapiteni foli edhe për mbrojtjen aktuale, të cilën e konsideron si më të mirën që ekipi ynë ka pasur ndonjëherë.

Ndeshja kundër Kosovës thekson ai, nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se është një ndeshje vëllazërore.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve