OUMAR NIASSE

Mbushet vendi i Naismithit
2 February, 2016 @2:28
Skuadra e Evertonit, arriti ta forcojë linjën e sulmit, pas largimit të Steven Naismithit me lojtarin Senegalez, Oumar Niasse.
Sulmuesi 25 vjeçar, është transferuar nga Lokomotiv Moska, për 13.5 milionë funta.
Niasse deklaroi se është shumë i lumtur në transferimin e tij tek Evertoni:
“Ndihem shumë i lumtur, sepse është një ëndërr e madhe që do të luaj në Premier League, njëra ndër ligat më të fortë në botë, ndërsa Evertoni është njëri ndër klubet më të mirë të kësaj lige”
“Kam njohuri përreth historisë së Evertonit, tifozët dhe lojtarët e skuadrës, jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu, trajneri Roberto Martinez, beson në aftësitë e mija dhe shpreson tek unë” tha lojtari.
Niasse, në 28 ndeshje që luajti për Lokomotiv Moskën, arriti të shënoi 12 herë.
Video
Oumar Niasse