CHAMPIONS LEAGUE

Me 8 ndeshje fillon spektakli i Champions League
17 September, 2019 @11:40
Gara më e madhe evropiane për klube, Champions League, sonte do të fillojë me 8 ndeshje nga faza e grupeve.
Inter - Slavia Praha dhe Lyon - Zenit, do ta hapin stinorin me fillim nga ora 18:55, kurse ndeshjet tjera: Napoli - Liverpool, Salzburg - Genk, Dortmund - Barcelona, Benfica - Leipzig, Ajax - Lille dhe Chelsea - Valencia, do të luajnë nga ora 21:00.
Ndërkohë, 8 ndeshjet e tjera nga grupet tjera luhen nesër mbrëma.