Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A: KAMERUNI - BURKINA FASO

Me dy penallti, vendasit e nisin me përmbysje Kupën e Afrikës ‘22

Me dy penallti, vendasit e nisin me përmbysje Kupën e Afrikës ‘22


9 January, 2022 @19:34

Dy gola nga dy penallti të fituara, të shënuara nga ish-sulmuesi i Portos e Besiktasit, që tash luan te Al-Nassr, Vincent Aboubakar - i kanë dhënë Kamerunit fitore me përmbysje ndaj Burkina Fasos në hapje të Kupës së Afrikës 2022, që nisi sot.

Burkina Faso kishte kaluar në epërsi përmes Gustavo Sangare në minutën e 24 të ndeshjes, por penalltitë e konkretizuara (40, 45) nga Aboubakar mbyllën pjesën e parë me 2-1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Aboubakar Vincent, Cameroon

Dueli tjetër i Grupit A ku bën pjesë Kameruni luhet prej orës 20:00 me kohën tonë, ku ndeshen Etiopia dhe Kepi i Gjelbër.


 
Të gjitha lajmet nga International