FUSHË KOSOVA - 2 KORRIKU

Me golin e Malokut, Fushë Kosova mposhtë 2 Korrikun
30 October, 2021 @15:15
Me rezultat 1-0 e ka mposhtur sot 2 Korrikun skuadra e Fushës Kosovës.
Pasi debutoi me humbjen xhiron e kaluar, për Burim Shalën, kryetrajnerin e ri të Fushë Kosovës, kjo ishte fitorja e parë.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve, të cilët golin e shënuan në minutën e parë të ndeshjes përmes Malokut.
Në anën tjetër, gjatë pjesës së parë rastin më të mirë për 2 Korrikun e pati Labinot Jetullahu, i cili e goditi shtyllën.
Gjatë pjesës së dytë, më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Fushë Kosovës.
Xhiron që vjen, Fushë Kosova i shkon Ferizajit, kurse 2 Korriku e pret Vushtrrinë në kryeqytet.