SPECIALISTI I GJUAJTJEVE TË LIRA
Më i rrezikshmi
25 November, 2015 @14:00
Braziliani 27 vjeç i Chelseat, Willian Borges da Silva, me golin e tij të mbrëmshëm nga gjuajtja e lirë në përballje ndaj Maccabit në Ligë të Kampionëve, ka arritur një mesatare të hatashme nga ndërprerjet.
Willian tashmë ka shënuar 4 gola nga 5 gjuajtjet e lira të tentuara këtë stinor në Champions League, duke e çuar kuotën në 80% të saktësisë nga goditjet e dënimit.