Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJASHTË SHTESA

Me përforcime A&N gati për pranverë

Antoni Marku, si pjesë e Vëllaznimit gjatë vjeshtës, përforcon mbrojtjen e A&N-së.

Me përforcime A&N gati për pranverë


1 February, 2023 @15:35

Prizrenasit e ekipit A&N kanë bërë të ditur këto ditë se kanë shtuar në skuadër gjashtë lojtarë të ri, për të bërë ekipin më konkurrues dhe për të luftuar për renditje sa më të lartë tabelare gjatë pranverës në Ligën e Parë A.

A&N ditë më parë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me disa lojtarë, ndërsa së fundi kanë shtuar edhe dy të tjerë nga Rahoveci për të cuar në total numrin e përforcimeve në gjashtë aktualisht.

Caner Gzimi & Durim Gashi @ A&N

PËRFORCIMET E A&N-së gjatë afatit kalimtar:

Caner Gzimi, sulmues, vjen nga Rahoveci
Durim Gashi, mesfushor, vjen nga Rahoveci
Antonio Marku, mbrojtës, vjen nga Vëllaznimi
Melos Zenunaj, qendërmbrojtës, vjen nga Dukagjini
Eldin Demiri, qendërsulmues, vjen nga KaaPo (FIN)
Rihan Zeqiri, mesfushor ofanziv, vjen nga Voska (MAQ)

Përndryshe A&N ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Ligën e Parë Grupi A në pozitën e tetë të renditjes tabealre, duke tubuar 16 pikë nga 14 ndeshje të luajtura. Ekipi ndërroi disa trajnerë gjatë vjeshtës, kurse në pranverë presin ngritje në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë