SHKËNDIJA
Me plot seriozitet para ndeshjes së kthimit
6 July, 2017 @13:10
Shkëndija përkundër që shënoi fitore 3-0 në duelin e parë ndaj Dacias molldave, në konferencën për shtyp para ndeshjes të mbajtur para mediave molldave nga trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani, është thënë se do t’i qasen seriozisht ndeshjes për të kërkuar kalimin tutje, përkundër epërsisë së konsiderueshme të arritur në duelin e parë.
“Ne jemi përgatitur maksimalisht që të përsërisim lojën si në Strumicë. E dijmë se asgjë ende nuk është e kryer edhe pse kemi rezultat të mirë. Por me plot seriozitet do të hyjmë edhe në ndeshjen e nesërme. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën në funksion të arritjes së rezultatit të dëshiruar”, ka thënë trajneri Qatip Osmani.
Daica - Shkëndija luhet prej orës 16:00 sot, ndërsa fituesi siguron raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës.