GALATASARAY
Me Prandellin drejt titullit
7 July, 2014 @14:34
Përzgjedhësi i deritashëm i Italisë, Cesare Prandelli, ka marrë drejtimin e nënkampionit aktual të Turqisë, Galatasaray.
E me Prandellin si shef të shtabit teknik, ekipi kuqeverdhë nga Stambolli, si prioritar e sheh rikthimin e titullit kampion në vitrinat e klubit.
Dëshirë e drejtorit sportiv
Së paku kështu ka thënë drejtori sportiv i këtij ekipi, çeku Tomas Ujfalusi, që ka qenë lojtar i Prandellit derisa ky ka udhëhequr Fiorentinën njëkohë.
“Kur Roberto Mancini nuk deshti të vazhdojë, unë e doja Cesaren. Mendoj se shkolla italiane mund të ndihmojë shumë futbollin turk. Qëllimi kryesor është të fitohet titulli i njëzetë, pasi që tash edhe ne edhe rivali ynë, Fenerbahçe, kemi nga 19 tituj. E pastaj, dëshirojmë të shkojmë aq larg sa të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve,” është cituar të ketë thënë çeku për La Gazzetta dello Sport, sot.
Liga e Kampionëve, e sigurtë
Galatasaray ka vend të garantuar në Ligë të Kampionëve këtë stinor, pasi që kampioni i Turqisë, Fenerbahçe, është suspenduar nga garat europiane për shkak të përzierjes së ekipit në kurdisje të ndeshjeve.
Me Galatasarayin stinorin e kaluar e përfundoi italiani Roberto Mancini dhe tani po e vazhdon një italian tjetër, Cesare Prandelli.
Ekipi i turk ka fituar shumë ndërkombëtarisht me marrjen e dy yjeve të futbollit, Didier Drogba dhe Wesley Sneijder - stinorë më parë.