Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Me Ronaldon gjithçka më lehtë

REUTERS/Sergio Perez

Me Ronaldon gjithçka më lehtë


9 February, 2013 @23:48

Derisa është Cristiano Ronaldo në formë, Real Madrid nuk e ka problem fitoren. Portugezi shënoi hat-trick në ndeshjen kundër Sevillas, derisa ekipi i tij shënoi fitore me rezultat të thellë 4-1.

Në të vërtetë serinë e golave e hapi sulmuesi françez, Karim Benzema, i cili shënoi në minutën 18’ dhe më pas ia lëshoi skenën Ronaldos i cili shënoi në minutat 26’, 46’ dhe 59’.

Pas rezultatit 4-0, gjëja e vetme që arriti ta bëjë ekipi i Sevillas ishte realizimi i golit të nderit në minutën 87’ me anë të sulmuesit spanjoll, Manu.



REZULTATI:

1 Real Madrid - Sevilla 4-1

 
Të gjitha lajmet nga