Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Më shumë se 5 për fundjavë!

Design: L.D / TOPSPORTI

Më shumë se 5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

15 May, 2021 @9:00

Jemi krejt në fund të sezonit dhe 5 ndeshje për fundjavë nuk na mjaftojnë. Duhet dhe do të zgjedhim më shumë.

Ndonëse tash ndeshjet e një lige luhen në të njëjtin orar dhe nuk do të mund t’i shikojmë të gjitha, cilëndo që e zgjedhim ta shikojmë, do të jemi duke i përcjellur të tjerat me telefon në Flashscore.

1. Juventus - Inter (e shtunë, 18:00)

Juventusi i Pirlos e Ronaldos shumë pranë Europa Leagues. Një nga befasitë më të mëdha të sezonit në të gjitha top ligat evropiane nëse ndodhë, dhe është shumë lehtë mund të ndodhë, pasi që dy xhiro para fundit Juventusi nuk varet më vetëm nga rezultatet e tij, por duhet të shpresojë edhe në gabimet e kundërshtarëve: Napolit,  Atalantas e Milanit.

E për t’u komplikuar gjërat edhe më shumë, Juventusi jashtë forme këtë javë luan me Interin në shtëpi, kampionin e qetë që me shumë qejf do ta shihte Juventusin në Europa League sezonin e ardhshëm.

 

Normalisht, Juventusit i kryen punë vetëm fitorja të shtunën, ndërkohë që këtë xhiro, xhiroja e parafundit, pret në ndonjë lëshim të Napolit në udhëtim te Fiorentina, Atalantas në udhëtim te Genoa apo Milanit në shtëpi ndaj Cagliarit. Më i mundshëm duket një gabim i Napolit, që jo rrallëherë lëshon pikë kur s’duhet.

Në rast se Juventusi nuk arrin një vend në Champions League sezonin tjetër, kjo do të ishte një “njollë” edhe për Cristiano Ronaldon në debatin e përjetshëm për GOAT.

2. Chelsea - Leicester (e shtunë, 18:15)

Ndonëse dy sezone i ka çuar poshtë në xhirot e fundit, atë me Liverpoolin kur e humbi titullin dhe sezonin e kaluar kur doli nga zona Champions me Leicesterin në xhirot e fundit, për mua Brendan Rodgers mbetet trajner fantastik, prej më të mirëve në ligë dhe shumë i nënvlerësuar.

Fitorja në “Old Trafford” javën e kaluar e ka afruar shumë me sigurimin e një vendin në Champions League Leicesterin, e kjo fundjavë mund t’ia kurorëzojë një sezon fantastik nëse arrihet një triumf në finalen e FA Cup.

Aty e pret një kundërshtar aspak i lehtë dhe me përvojë në finale, Chelsea. Ky i fundit do ta mbyllë sezonin duke luftuar në 3 fronte, dy finale (UCL dhe FA Cup) si dhe në luftën për top-katër, garë e cila u bë edhe më interesante pas rezultateteve deri diku befasuese gjatë mesjavës.

Super-forma e Iheanacho ka bërë që Rodgers muajt e fundit të luajë me 2 sulmues, ndryshe nga formacioni i tij i zakontë me Leicesterin, ndërkohë që plotësisht i gatshëm për lojë tashmë është edhe Maddison, që vuajti nga lëndimet sivjet. Edhe rikthimi i Jonny Evans për finale është lajm shumë i mirë për Leicesterin, kurse Justin e Barnes dihet që janë ende të lënduar.

 

Te Chelsea, Tuchel dje njoftoi që Kovacic është i gatshëm për finale, ndërsa do të mungojë Christensen.

Do të jetë një finale shumë e mirë! Për të dy trajnerët do të ishte trofeu i parë me skuadrën respektive.

3. Galatasaray - Yeni Malatyaspor, Goztepe - Besiktas, Kayserispor - Fenerbahce (e shtunë, 19:30)

Xhiroja e fundit në Turqi i gjen tri skuadrat e mëdha të Turqisë në luftën për titullin kampion. Më pak gjasa ka Fenerbahce (79 pikë), që duhet ta fitojë ndeshjen e vet dhe të shpresojë që të dy kundërshtarët të gabojnë: Galatasaray (81 pikë) e Besiktas (81 pikë).

Në rast të pikëve të barabarta, në Turqi më lart renditet skuadra që ka qenë më e mirë në përballjet direkte, e pastaj shikohet goldallimi. Kjo e bën edhe më interesante garën, pasi që Besiktasi e Galatasaray janë të barabarta në përballjet direkte, kurse edhe goldallimin e kanë të përafërt (lexo linkun e mëposhtëm) dhe gjithçka mbetet ende e hapur.

TITULLI NË TURQI - MATEMATIKAT

Gjithashtu, nëse nuk përfundon i pari në Turqi, rëndësi ka edhe arritja e vendit të dytë, pasi që dërgon në kualifikime për Champions League vitin tjetër, e nëse përfundon i treti, shkon në UEFA Conference League.

Do të jetë një natë interesante dhe stresuese për tifozët e skuadrave turke.

4. Ath.Bilbao - Real Madrid, Barcelona - Celta Vigo, Atl. Madrid - Osasuna (e diel, 18:30)

Si në Turqi, edhe në Spanjë tri skuadra janë në garë për titullin kampion. Barazimi i Barcelonës në mesjavë ndaj Levantes dhe barazimi i Realit fundjavën e kaluar ndaj Sevillës ndoshta ia kanë dhënë goditjet fatale Barcelonës e Realit në garën për titull sivjet, por ky sezon e ka parë Atleticon të lëshojë pikë aty ku më së paku pritej dhe nuk do të çuditesha nëse ndonjë lëshim i pikëve ndodhë përsëri, qoftë këtë xhiro daj Osasunas apo në xhiron e fundit në udhëtim te Valladolidi.

 

Logjikisht, ky titull duhet të jetë i Atleticos, pasi që edhe Osasuna e edhe Valladolidi janë ndeshje shumë të fitueshme, por Reali e Barcelona duhet t’i fitojnë ndeshjet e tyre dhe të shpresojnë ende. Nuk i dihet…

5. Lille - St.Etienne, PSG - Reims (e diel, 21:00)

Erdhi për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe duket se do ta humbë edhe titullin në Francë! Po flasim për argjentinasin Pochettino, që nuk e di se si do ta arsyetojë këtë dështim të mundshëm.

Dy xhiro para fundit, Lille ka tri pikë më shumë se Parisi, dhe nga dy ndeshjet e fundit i duhen katër pikë për ta fituar titullin. E para prej atyre ndeshjeve luhet të dielën mbrëma ndaj St.Ettiene, ndërkohë që Parisi luan në të njëjtën kohë ndaj Reimsit të Arbër Zenelit e Valon Berishës (i lënduar).

Nëse nuk e fiton këtë vit, Lille nuk do ta fitojë titullin në Francë edhe kush e di sa vjet, sidomos pas “peshkimit” që do t’i bëjnë skuadrat e mëdha të Evropës lojtarëve të Lillet verën e ardhshme. Do të ishte një histori e bukur nëse Lille e fiton ligën dhe shpresojmë që të ndodhë!


MEDIA TALK

Rashica në shitje, Werder ulë çmimin

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Rashica në shitje, Werder ulë çmimin

14/05/21 @ 23:46

NEWCASTLE 3-4 MAN CITY

Torres me hat-trick në fitoren me goleadë të kampionit

Premier League

Torres me hat-trick në fitoren me goleadë të kampionit

14/05/21 @ 23:04

ROMELU LUKAKU

Asnjëherë gol ndaj rekord-kampionëve

Serie A

Asnjëherë gol ndaj rekord-kampionëve

14/05/21 @ 22:52

DAVID LUIZ

Vjen ndarja me Arsenalin

Premier League/Transfere

Vjen ndarja me Arsenalin

14/05/21 @ 22:40

MEDIA TALKS

Allegri, zgjedhja e parë për Napolin?

Serie A

Allegri, zgjedhja e parë për Napolin?

14/05/21 @ 20:38

RODRIGO DE PAUL

Udinese i vendos çmim të ri De Paulit

Serie A

Udinese i vendos çmim të ri De Paulit

14/05/21 @ 19:03

SERIE A

Garës për një vend në Ligën e Kampionëve mund t’i vie fundi të dielën

Serie A

Garës për një vend në Ligën e Kampionëve mund t’i vie fundi të dielën

14/05/21 @ 18:37

REAL MADRID

Ylli i Real Madridit në izolim

La Liga

Ylli i Real Madridit në izolim

14/05/21 @ 17:50

LISTA E TURQISË

Turqia publikon listën për kampin përgatitor për EURO 2020

Evropiani

Turqia publikon listën për kampin përgatitor për EURO 2020

14/05/21 @ 17:30

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Prizreni-Bora

FBK Superliga

Highlights: Prizreni-Bora

20/10/24 @ 22:17

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Vëllaznimi-Ylli

FBK Superliga

Highlights: Vëllaznimi-Ylli

20/10/24 @ 22:16

FITORE E PRIZRENASVE

Pas 4 humbjeve, Prizreni i kthehet fitores

FBK Superliga

Pas 4 humbjeve, Prizreni i kthehet fitores

20/10/24 @ 20:53

YLLI FITON NË GJAKOVË

Lis Shoshi me double-double, Ylli mposhti Vëllaznimin në Gjakovë

FBK Superliga

Lis Shoshi me double-double, Ylli mposhti Vëllaznimin në Gjakovë

20/10/24 @ 19:37

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (9)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (9)

20/10/24 @ 19:04

KLINASIT I KTHEHEN FITORES!

Pas 4 humbjeve radhazi, zëvendësuesi Hekuran Berisha i sjell fitoren Dukagjinit

FFK Superliga

Pas 4 humbjeve radhazi, zëvendësuesi Hekuran Berisha i sjell fitoren Dukagjinit

20/10/24 @ 18:52

KAMPIONI FITON DERBIN DHE MERR KREUN!

Kampioni fiton derbin lokal dhe merr kryesimin e Superligës

FFK Superliga

Kampioni fiton derbin lokal dhe merr kryesimin e Superligës

20/10/24 @ 18:01

AVENTURA E TRETË — E VËRTETË

Dardan Berisha zyrtarisht rikthehet te KB Peja

FBK Superliga/International/Transfere

Dardan Berisha zyrtarisht rikthehet te KB Peja

20/10/24 @ 16:33

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ballkani - Suhareka

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ballkani - Suhareka

20/10/24 @ 12:07

11-SHET

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Llapi

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Llapi

20/10/24 @ 12:04


 
Të gjitha lajmet nga