NEWCASTLE 3-4 MAN CITY

Foto: B/R
Torres me hat-trick në fitoren me goleadë të kampionit
14 May, 2021 @23:04
Sulmuesi spanjoll Ferran Torres ka shënuar hat-trickun e parë për Manchester Cityn, ndërsa kampioni i ri i Premier Ligës ka fituar në goleadë shtatëshe Newcastle Unitedin në St James’ Park 4-3 [Krafth 25, Joelinton 45p., Willock 62 - Cancelo 39, Torres 42, 64, 66].
Pep Guardiola bëri disa ndryshime në ekip pas humbjes nga Chelsea, ku munguan Sergio Aguero dhe Kevin de Bruyne. Gjithashtu, Scott Carson debutoi për Cityn, 10-vite pas ditës kur kishte bërë debutimin në Premier Ligë.
Përndryshe City sonte ka vendosur edhe një rekord në Premier Ligë, duke shënuar 12 fitore radhazi si mysafir.