SUPERLIGA TURKE

Foto: NTVSpor/fb
Kampioni përcaktohet në xhiron e fundit! Matematikat?
Shkruan: DS
12 May, 2021 @9:20
Superliga turke ka hyrë në xhiron e fundit të stinorit, ndërsa kampioni ende nuk është përcaktuar!
Njëri ndër stinorët më interesant në histori të Superligës turke tashmë gjen treshen e madhe të Stambollit me gjasa për titull para ndeshjeve të xhiros 40 (të fundit).
Aktualisht, Besiktasi është lider me 81 pikë, sa ka edhe Galatasaray në vend të dytë, ndërsa Fenerbahçe e treta 79 pikë.
E deri në fund, edhe një xhiro. E aty ndeshen: Goztepe - Besiktas; Galatasaray - Malatya dhe Kayseri - Fenerbahçe.
Nëse pikët nuk përcaktojnë kampionin, atëherë goldallimi do të përcaktojë, por edhe aty jo lehtë:
TABELA AKTUALE
1. Besiktas 81p, 44+
2. Galatasaray 81p, 42+
3. Fenerbahçe 79p, 30+
-
Besiktas e Galatasaray — nëse kryejnë stinorin me pikë të barabarta, kanë bilans të barabartë edhe në ndeshjet mes tyre, pasi që Besiktas ka mposhtur Galatasaray 2-0 e Galata Besiktasin 3-1. Kështu, nëse ekipet kryejnë me pikë të njëjta, atëherë do të shikohet goldallimi i përgjithshëm. Nëse edhe gol dallimi i përgjithshëm bëhet i njëjtë, atëherë shikohet numri i golave të shënuara përgjatë stinorit, ku Besiktas ka 87 të shënuara aktualisht e luanët 77.
Galatasaray e Fenerbahçe — nëse kryejnë stinorin me pikë të barabarta, Galatasaray do të jetë mbi Fenerbahçen dhe do të bëhet kampion, pasi që ka një barazim dhe një fitore ndaj kanarinave këtë sezon.
Besiktas e Fenerbahçe — nëse kryejnë stinorin me pikë të barabarta, atëherë Besiktas ka përpari dhe do të bëhet kampion, pasi që ka bilans më të mirë në duelet e këtij stinori 4-3 dhe 1-1.
-
Nëse të trija gjitha skuadrat kryejnë stinorin me pikë të njëjta. Atëherë rregullorja thotë që formohet tabela e klasifikimit duke llogaritur vetëm ndeshjet ndërmjet këtyre skuadrave, ku aktualisht gjendja është kështu.
Galatasaray 3-1 Besiktas
Besiktas 1-1 Fenerbahçe
Besiktas 2-0 Galatasaray
Fenerbahçe 3-4 Besiktas
Fenerbahçe 0-1 Galatasaray
Galatasaray 0-0 Fenerbahçe
TABELA (nëse skuadrat kryejnë stinorin me pikë të njëjta)
1. Besiktas 7p, 8-7
2. Galatasaray 7p, 4-3
3. Fenerbahçe 2p, 4-6.
Pra siç po shihet, Besiktas përkundër se u mposht në dy ndeshjet e fundit të stinorit, me një fitore në xhiron e fundit duket të jetë - kampion. E të tjerët duhet të shpresojnë në gabimin e radhës së shqiponjave, për të zbatuar matematikat.