Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EIBAR - ATLETICO MADRID

Me Suarezin s’ka problem, Atletico ruan distancën

Foto: Atletico/fb

Me Suarezin s’ka problem, Atletico ruan distancën


22 January, 2021 @0:01

Atletico Madrid ka arritur të shënojë fitore më vështirë sesa që është pritur ndaj Eibarit.

Por, falë sulmuesit uruguajan të ekipit Luis Suarez, madrilenët kanë arritur të marrin pikët e plota nga ndeshja për të mbajtur distancën në krye të tabelës ndaj ndjekësve të rrezikshëm, Real Madrid e Barcelona.

Portieri serb i Eibarit Marko Dimitrovic i dha epërsinë vendasve nga penalltia, ndërsa Suarez barazoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë për të vulosur ndeshjen në minutën e parafundit nga penalltia për 1-2 përfundimtare [Dimitrovic 12p. - Suarez 40, 89p.].

Me fitore Atletico Madrid tash ka 7 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Real Madrid. Ndërsa ka 10 pikë më tepër sesa Barcelona që është e treta në renditje me 34 pikë.

Kujtojmë, Atletico Madrid ka një ndeshje më pak se të dyja këto skuadra. 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga