Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Megzon Visoka merr drejtimin e A&N

Foto: A&N

Megzon Visoka merr drejtimin e A&N


18 November, 2020 @19:47

Skuadra e re prizrenase që këtë stinor po debuton në Ligën e Parë të Kosovës, ka emëruar sot zyrtarisht trajnerin e ri të skuadrës, Megzon Visokën.

Visoka, që së fundi ka drejtuar klubin e Vitisë, nga e cila u largua ditë më parë pas vendimit të Bordit të klubit, ka gjetur menjëherë angazhim, duke marrë skuadrën A&N.

Kujtojmë, A&N prej fillimit të stinorit ishte drejtuar nga Genc Tamniku, që një xhiro më parë u largua nga kjo pozitë për t’ia lënë vendin përkohësisht Rafet Mullallarit, që debutoi me fitore.

Visoka do të debutojë në përballjen e ardhshme të A&N, ku ekipi prizrenas do të jetë mysafir i Vëllaznimit në krizë.

Përndryshe A&N deri tash ka regjistruar 4 fitore e 6 humbje në Ligë të Parë A të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë