SHQIP NË BUNDESLIGË
Meha shënon dhe i sjell pikë Paderbornit
14 December, 2014 @20:08
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Alban Meha, ka shënuar golin e dytë në Bundesligë sonte për ekipin e tij Paderborn.
Meha ka shënuar nga penalltia në pjesë të dytë të takimit ndaj Wolfsburgut, për të ndalur këta të fundit në barazim 1-1.
Wolfsburg është në formë shumë të mirë dhe po befason shumëkë me pozitën numër dy në tabelë, derisa Paderborn pas startit të mirë, ka marrë teposhtëzen.
Por, kjo aspak si pengoi Mehës 28 vjeç që të shënoi i qetë nga penalltia për t’ia dhënë pikën e rëndësishme ekipit të tij sonte.