STADE DE ROUDOUROU
Guingamp ia shkakton humbjen e parë Parisit
14 December, 2014 @19:15
Guingamp ka arritur të bëj befasinë e xhiros në Ligue 1. Ekipi modest i udhëhequr nga trajneri Jocelyn Gouvernec, ka arritur t’i tregojë Paris St Germainit, kampionit aktual të Francës, shijen e humbjes së parë të stinorit, pas 18 xhirove në Ligue 1.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e ka shënuar Jeremy Pied, në fillim të takimit, ndërsa kampioni aktual përkundër të gjithave nuk ka arritur që deri në fund së paku të shpëtojë nga humbja e parë në Ligue 1.
Me këtë disfatë, Paris St Germain, mbetet një hap prapa Olympique Marseille-it lider, që ndeshet pas disa orësh me Monacon në derbin e xhiros së XVIII.
Guingamp me këtë fitore ka bërë një hap më shumë për mbijetesë në elitën e futbollit, derisa ka dalë nga zona e rrezikshme me fitoren e shtatë të stinorit, duke mbetur ekipi me më së shumti disfata në Ligue 1.