LUIGI FERRARIS
Roma i afrohet edhe më Juventusit
14 December, 2014 @17:08
Roma me fitore ndaj Genoas, i afrohet Juventusit në vetëm një pikë në krye të tabelës.
Roma ka shfrytëzuar maksimalisht rastin e dhënë nga Juventus dhe e ka mposhtur Genoan për t’iu afruar liderit në vetëm një pikë në tabelë.
Ekipi i Rudi Garcias, përkundër se u eliminua nga Liga e Kampionëve, është këndellur në Xhenovë, duke e mposhtur njërin ndër ekipet më të rrezikshme në shtëpi në Serie A.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Radja Nainggolan, 5 minuta para se të përfundonte pjeas e parë, derisa Roma tashmë në Seria nuk ka humbur që nga 1 nëntori dhe ka shënuar 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit.
Fitorja e Romës do të mund të ishte edhe më e thellë po të shënonte Adem Ljajic penalltinë në minutën e 30-të të takimit.
Disfata e Genoas i ka konvenuar më së shumti rivalit lokal të Romës, Lazio, ku luan edhe Lorik Cana me Etrit Berishën, të cilët kanë mbetur në vendin e tretë të tabelës.