ALBAN MEHA
MehaGol nuk e ndërron zanatin!
28 February, 2014 @20:04
Alban Meha edhe në ndeshjen e sotme ka vazhduar me formën perfekte. Mitrovicasi, i cili i tundi portat kundërshtare në tri ndeshjet e fundit në Bundesliga 2, nuk mbeti duarthatë as në duelin e sotëm, duke shënuar dy supergola për ekipin e tij Paderborn, i cili e mposhti Bochumin me rezultat të thellë 4-1.
Meha i shënoi dy golat e para për skuadrën e tij që ishte në disavantazh më parë dhe që të dy golat i realizoi mjeshtërisht nga goditjet e lira.
Futbollisti kuqezi, i cili shënimin e golave e ka shndërruar në rutinë duke realizuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit në Bundesliga 2, tani ka hyrë në konkurrencë për golashënuesin më të mirë me nëntë gola të shënuara deri më tani. I pari në listë është Simon Zoller i Kaiserslauternit me 10 gola, ndërsa një më pak se ai ka edhe sulmuesi shqiptar i Frankfurtit, Edmond Kapllani.
Video
Goli i parë i Alban Mehës
Goli i dytë i Alban Mehës