NË UDINE
Memushaj 63 minuta, Pescara mposhtet përsëri
23 October, 2016 @15:23
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka qenë në fushë për 63 minuta në duelin që ekipi i tij Pescara e humbi nga Udinese në “Friuli” sot.
Kjo ka qenë disfata e katërt e Pescarës në Serie A dhe ekipi aktualisht mbetet pranë zonës së rrezikshme me një fitore të vetme të realizuar në muajin gusht.
Rey Manaj nuk ishte në formacion fare për ekipin e ‘delfinëve’ të Pescarës sot.
Foto: Massimo Oddo, trajner i Pescarës, në telashe sot.