Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI

Memushaj u hutua mbrëmë

Ledian Memushaj/ BOROZANI/ Lis Dorambari

Memushaj u hutua mbrëmë


30 March, 2016 @10:12

Pak para se të hynin në fushën e lojës, derisa ishin në zhveshtore, futbollistët e kombëtares shqiptare e dinin se në 11-shen e parë nuk do të ishte kapiteni i përhershëm, Lorik Cana.

“U hutova kur trajneri ma dha shiritin e kapitenit. Për një moment mbeta pa fjalë,” ka thënë Ledian Memushaj, mesfushori i kombëtares për mediat tiranase pas ndeshjes.

Memushaj që luan rregullisht te Pescara në Serie B të Italisë, ka qenë për herë të parë kapiten i kombëtares shqiptare nga fillimi i ndeshjes.

Shqipëria mposhti Luksemburgun 2-0 në miqësoren e dytë të muajit mars, pas disfatës nga Austria 2-1 katër ditë më parë.


 
Të gjitha lajmet nga