Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Mërgim Berisha në garë për çmimin e lojtarit të muajit shkurt

Mërgim Berisha në garë për çmimin e lojtarit të muajit shkurt


2 March, 2021 @22:00

Sulmuesi shqiptar i Salzburgut, Mërgim Berisha, është në garë për ta fituar cmimin e lojtarit më të mirë të muajit te skuadra e tij.

Berisha është në garë mes katër lojtarëve, së bashku me sulmuesin Patson Daka, mbrojtësin Rasmus Kristensen dhe mesfushorit Brenden Aaronson.

Gjatë muajit shkurt Salzburg i zhvilloi 7 ndeshje, ndërsa Berisha u mbajt në mend me paraqitjen e tij të shkëlqyer në kampionatin austrik, duke bërë 4 asistime në fitoren 4-2 të skuadrës së tij. Ai po ashtu shënoi edhe dy gola, një kundër Villarrealit në Europa League dhe një në kampionat ndaj skuadrës Swarovski Tirol.

Zgjedhja e lojtarit të muajit bëhet me votat e publikut në webfaqen e Salzburgut duke votuar këtu.


 
Të gjitha lajmet nga International