GRUPI F

Messi te rekordi, Barça e PSG kualifikohen
5 November, 2014 @22:25
Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Ajaxit në ndeshjen e katërt të katalonasve në Grupin F, për të siguruar kualifikimin më tutje në Ligë të Kampionëve.
Lionel Messi ka shënuar dy gola për ekipin e Barcelonës, duke barazuar rekordin e Raul Gonzalesit (71 gola) në Ligë të Kampionëve.
Uruguajani Luis Suarez ka regjistruar debutimin e tij për Barcelonën në gara europiane, ndaj ish ekipit të tij të dikurshëm, Ajax.
Ajaxi 20 minutat e fundit i luajti me 10 lojtarë pasi që mbrojtësi Joel Veltman u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhave.
Tashmë ekipi i Frank De Boer, Ajax, do të kërkojë mundësinë për të mbetur në Europë me vendin e tretë që dërgon në Europa League.
Parisi, mbetet lider
Në ndeshjen tjetër të grupit, Paris St Germain, ka arritur të mposht APOEL-in qipriot për të vazhduar lidershipin në këtë grup para Barcelonës.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar uruguajani Edinson Cavani.
Ndeshjet e radhës:
APOEL - Barcelona | |||
Paris St Germain - Ajax |
TABELA E GRUPIT F:
1 | Paris St Germain | 10 pikë | ||
2 | Barcelona | 9 pikë | ||
3 | Ajax | 2 pikë | ||
4 | APOEL | 1 pikë |