Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQI

Mesut Ozil, ndërron ambient në Stamboll

Mesut Ozil, ndërron ambient në Stamboll


13 July, 2022 @16:33

Pas transferimit të bujshëm që ia bëri Fenerbahçeja në sezonin e kaluar, futbollisti gjerman Mesut Ozil, ka ndërruar ambient në Stamboll.

Ai është ndarë nga kanarinat sot, me një njoftim zyrtar të Fenerbahçes, që ka treguar se ndërprerja e kontratës u bë me marrëveshje.

Kurse disa momente më pas, njoftimin për ardhjen e tij e ka bërë njëherë kampioni i Turqisë, gjithashtu nga Stambolli, Istanbul Basaksehir.

Futbollisti 33-vjeçar që pati karrierë të bujshme te Real Madrid dhe te Arsenal, nuk ka arritur të përshtatet te Fenerbahçeja dhe tashmë do të kërkojë një opsion tjetër në Superligën turke, duke luajtur për Basaksehirin.

 


 
Të gjitha lajmet nga International