MESFUSHORI I SHQIPËRISË

Migjen Basha i kthehet futbollit evropian
13 October, 2020 @0:54
Ish mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, i ka dhënë fund marrëveshjes me ekipin e tij të deritashëm Melbourne Victory për t’iu kthyer futbollit evropian.
Basha 33-vjeçar që është i lindur në Zvicër dhe ka qenë pjesë e ekipit historik të Shqipërisë që arriti EURO 2016, ka nënshkuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të lojtarëve me ekipin e Challenge League (liga e dytë) të Zvicrës, Xamax.
Mesfushori qëndror që ka bërë karrierë kryesisht në Serie B të Italisë me ekipe si Frosinone, Atalanta, Torino (me të cilët arriti edhe në Serie A) së fundi ka luajtur një stinor për Arisin në Greqi, prej ku kaloi në Australi për të qenë pjesë e Melbourne Victory për sezonin 2019/20, ku patti 25 paraqitje dhe shënoi një gol.
Ai ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me ekipin e Xamaxit.
MEDIA TALKS

20 January, 2021 @14:23
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, mund të rikthehet në Itali ku ka bërë karrierë më parë. Sipas Gianluca Di…
VIDEO

10 January, 2021 @16:01
Mesfushori kuqezi, Endri Çekiçi, ka shkëlqyer sot me skuadrën e tij nga Superliga e Turqisë, Ankaragucu. Çekiçi në ndeshjen kundër…
TRANSFER

4 January, 2021 @22:58
Kampioni i Shqipërisë, Tirana, ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit. Ekipi bardheblu ka shtuar në radhët…
SHQIP NË BOTË

3 January, 2021 @11:14
Me të filluar viti 2021, UEFA ka publikuar në webfaqen e vet listën e 50 talentëve premtues në botën e…
BUNDESLIGA

2 January, 2021 @17:48
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka vazhduar të regjistrojë rezultate pozitive edhe këtë javë në Bundesligën gjermane. Ekipi i…