KUQEZI
Migjen Basha te Bari
12 August, 2016 @12:42
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është anëtari më i ri i ekipit të Serie B-së, Bari, kanë bërë të ditur mediat italiane sot.
Basha, që së fundi ka qenë pjesë e Luzernit në elitën zvicerane dhe luajti edhe për Comon një pjesë të stinorit të kaluar, do t’ia nis stinorit në ndeshje ndaj Cittadellas.
Futbollisti 29 vjeç pas lëndimit që ka pasur është këndellur, por nuk po mundet të arrijë në ekipe të Serie A-së italiane assesi.
Ai është pjesë e pandashme e kombëtares shqiptare nën drejtimin e Gianni De Biasit, por ky i fundit e fut në lojë Bashën kur kryesisht dëshiron të orientojë kah sulmi ekipin.
Basha, i lindur në Luasanne (lexo: Lozanë) të Zvicrës, është me origjinë nga Suhareka dhe deri tash ka zhvilluar 18 ndeshje me kuqezinjtë dhe ka shënuar dy gola.