MIDDLESBROUGH
Me mision qëndrimin
11 August, 2016 @14:25
Dy ditë para nisjes zyrtare të Premier Ligës 2016/17, trajneri i Middlesbroughsë që sivjet u rikthye në elitë, Aitor Karanka, ka folur para mediave.
“Thjesht është e mrekullueshme. Ne jemi në Premier Ligë dhe kjo po ngjallë emocione te çdonjëri në klub,” ka thënë trajneri spanjoll Karanka, para duelit të ekipit të tij me Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit në xhiron e parë.
KLASIFIKIMI DHE NDESHJET E STINORIT 2016/17
“Premier Liga është sfidë e madhe, por është shumë e mirë në aspektin e futbollit, veçanërisht për mua. Qëllimi kryesor i yni është sigurimi i elitës edhe për stinorin tjetër, ndërtimi i buxhetit dhe qëndrimi sa më gjatë në Premier Ligë,” ka thënë ish-ndihmës trajneri i Real Madridit.
Middlesbrough kishte përfunduar si nënkampion i Championshipit stinorin e kaluar.