SUPERKUPA SPANJOLLE
Ter Stegen mungon në Superkupë
12 August, 2016 @10:43
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, do të mungojë në përballjen e parë të Superkupës spanjolle ndaj Sevillës, kanë bërë të ditur mediat spanjolle sot.
Ter Stegen ka lënduar ligamentet në stërvitje dhe ai pritet të mungojë së paku një javë dhe mund të shkojë deri në gjashtë javë mungesë maksimalisht.
Superkupa e Spanjës luhet me ndeshje kthyese.
Sevilla luan e para në shtëpi ndaj Barcelonës më 14 gusht me fillim në ora 22, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në “Camp Nou” me fillim në ora 23, më 17 gusht, tre ditë më vonë.